Aktualitet

Ekzekutimi i tregtarit në Lushnje, gjendet një automjet i djegur në autostradë (Video)

1 Tetor 2019, 08:17 Nga DOSJA
Ekzekutimi i tregtarit në Lushnje, gjendet një automjet i djegur

LUSHNJE– Është gjetur një automjet i djegur në qytetin e Lushnjes në lagjen “Sarave” në autostradë.  Automjeti dyshohet se është përdorur nga dy autorët që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi tregtarin Besmir Hida.

Brenda në makinë janë gjetur dy kallshnikovë dhe një pistoletë. 

Dyshohet se me armët e gjetura në këtë automjet është kryer vrasja e tregtarit Hida, 35-vjeçarit që u vra mëngjesin e sotëm. Automjeti është dorëzuar tek ekipi i kriminialistikës dhe vijojnë hetimet.

Hida, daja i Zamir Latifit, anëtari i bandës së Aldo Bares mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15, teksa sapo ishte ulur të pinte kafe në lokalin e lagjes.

Hida u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar dhe mbeti i vdekur në vend si pasojë e plagëve. Menjëherë pas krimit të rëndë, dy autorët u larguan nga vendngjarja me një automjet, i cili u gjet i djegur pak minuta pas vrasjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet tregtari besmir hida gjendet makine e djegur zamir latifi ekzekutohet tregtari besmir hida gjendet makine e djegur zamir latifi

Sondazh

Poll