Aktualitet

Falsifikim dokumentash dhe sigurime automjetesh, arrestohen dy të rinjtë

1 Tetor 2019, 08:15 Nga DOSJA
Falsifikim dokumentash dhe sigurime automjetesh, arrestohen dy të

SHQIPËRI– Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akzuohen se falsifikonin dokumente. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar nga Dibra dhe një tjetër, 21 vjeç, po nga Dibra. 

23-vjeçari akuzohet se mashtronte qytetarët në portin e Barit që niseshin nga Italia drejt Durrësit me Policë Sigurimi për automjetet e tyre. 

Shumë qytetarë kanë denoncuar se kishin prerë siguracion për automjetet e tyre në portin e Barit, të cilat pas kontrollit nga Policia kishin rezultuar të falsifikuara. 

Ndërsa 21-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”. Ai rezutlon se gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 Siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri.

Njoftim i policise Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguracioni”, për goditjen e falsifikimit të siguracionit të automjeteve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Finalizimi i operacionit pas një hetimi dymujor mbi bazën e denoncimeve të shumta të qytetarëve, që kishin rënë pre e mashtrimit në Portin e Barit, Itali.

Në pranga 21-vjeçari nga Dibra.

Dokumentohen 13 raste të mashtrimit me Policë Sigurimi për automjete të qytetarëve që udhëtonin nga Italia për në Shqipëri.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P Durrës, pas denoncimeve të shumta të qytetarëve që udhëtonin nga Bari, Itali për në Shqipëri me automjete dhe kishin prerë siguracion për automjetet e tyre në portin e Barit, të cilat pas kontrollit nga Policia kishin rezultuar të falsifikuara, referoi materialet në Prokurori dhe regjistroi procedimin penal për zbardhjen e këtyre rasteve.

Pas një hetimi dymujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P Durrës finalizoi operacionin policor “Siguracioni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

F. B., 21 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas gjatë muajit korrik 2019, në Portin e Barit, Itali, ka falsifikuar 13 Siguracione (TPL), në emër të shoqërive të ndryshme sigurimi, për automjetet që hyjnë në Shqipëri

Ndërkohë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Vijon….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj ne durres falsifikim dokumentesh mashtrim arrestohen dy te rinj ne durres falsifikim dokumentesh mashtrim

Sondazh

Poll