Aktualitet

I akuzuar për vrasje në Angli, arrestohet 23-vjeçari në Durrës me qëllim ekstradimi

1 Mars 2019, 07:54 Nga DOSJA
I akuzuar për vrasje në Angli, arrestohet 23-vjeçari në

Durrës/ Nga policia e Durrësit është arrestuar një 23-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. I riu është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet angleze që prej vitit 2018.

E.S 23-vjeçar akuzohet për vrasje dhe Gjykata e Magjistratëve në Westminster ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunikm me ZQK Interpol Tirana arerstuan një person i cili kërkohej nga autoritetet britanike që prej vitit 2018.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza për vrasje angli arrestim 23-vjeçari akuza për vrasje angli arrestim 23-vjeçari

Sondazh

Poll