Aktualitet

Dosja Hajdari kalon tek Krimet e Rënda, shumë shpejt nis rigjykimi për Izet Haxhinë

Kalim i dosjes tek Krimet e Rënda është bërë nga Prokuroria gjatë seancës së kaluar, pasi kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.
Featured image of article: Dosja Hajdari kalon tek Krimet e Rënda, shumë shpejt nis rigjykimi për Izet Haxhinë Izet Haxhia

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për çështjen e shumëdisktuar, për Izëtë Haxhinë. Nga sot dosja Hajdari do të jetë në duart e gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, ku pritet që të bëhet dhe rikgjykimi.

Kalim i dosjes tek Krimet e Rënda është bërë nga Prokuroria gjatë seancës së kaluar, pasi kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndërsa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla, u shpreh se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Dosja Hajdari kalon tek Krimet e Rënda, shumë shpejt nis rigjykimi për Izet Haxhinë

  1. Nese S Berisha ka bere cfare ka bere ky ka qene bashkepunetor. U denua 25 vjet dhe ishte ne kerkim per 17 vjet. Nese ishte i pafajshem perse u fsheh per nje kohe kaq Te gjate?! Cfare ka ndryshyar ne gjyqesor qe ‘ia prishi nendjen’ te ‘rrefehet’ it tip?

Shto Koment