Aktualitet

Efektivët e policisë rrahin barbarisht të burgosurin në Fushë-Krujë: Ne jemi të pafuqishëm, e mbajnë në birucë (Denon

1 Tetor 2019, 07:43 Nga DOSJA

Fushë- Krujë/ Dhuna në burgje vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha në Shqipëri për të gjithë ata që vuajnë dënimin në këto institucione.

Një denoncim nga një i afërm i një të dënuari në burgun e Fushë-Krujës ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Sipas tij, i afërmi i tij është dhunuar nga disa efektivë policie në burgun e Fushë-Krujës, ku ai përmend shefin e regjimit të burgut Fatmir Kacelin, shefin e sigurisë së ulët,  dhe grupin e gatshëm të institucionit.

I dënuari ka dërguar një letër të afërmit të tij ku shkruan se do të hedhë në gjyq personat të cilët e kanë dhunuar.

Në letër shkruhet:”Unë i dënuari Miran Tica dua të hedh në gjyq shefin e regjimit Fatmir Kacelin dhe shefin e sigurisë së ulët, si dhe te gatshmit që më kanë dhunuar në datat 28 dhe 29 shtator, këtu në burgun e Fushë-Krujës.”

Gjatë komunikimit me redaksinë tonë i afërmi i të dënuarit thotë se familja e tij është e varfër dhe se nuk kanë fuqi ta ndjekin.

I afërmi shprehet: “Mirdita! Kam njeriun tim ne burg është rrahur barbarisht nga shefat e burgut pa asnje justifikim….. është në burgun e Fushë Krujës.
Është i akuzuar per vrasje ka qen ne burgun e Peqinit dhe ka 3 javë që e kanë  sjellë në Fushë Krujë….. 3 javë të gjithë i kanë sistemuar për dhoma këtë e kanë lënë në birucë, mbrëmë në dark vonë e kanë rrahur  barbarisht dy shefa të burgut emri të  cilit është shkruar vetë nga i burgosuri. Ju lutem ne jemi të pafuqishëm hidheni”

Marrë nga JOQ

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fushe krujes efektivët e policisë dhunojnë të burgosurin fatmir kaceli burgu i fushe krujes efektivët e policisë dhunojnë të burgosurin fatmir kaceli

Sondazh

Poll