Aktualitet

Sot mbyllen transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, shtyhen për Vlorën

1 Tetor 2019, 07:32 Nga DOSJA
Sot mbyllen transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës,

Tiranë- Ditën e sotme mbyllen transmetimet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës. Kështu ka vendosur në mbledhjen e një dite më parë AMA, ku theksohet se janë shtyrë transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim.

Njoftimi i AMA-s

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

AMA gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpërmjet mediumeve të ndryshme informative.

Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge.

AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike.

Por si do mund të shihni sërish televizor me fikjen e sinjalit analog?

Për të marrë sinjalin televiziv duhet të ktheni antenat në drejtim të transmetuesve të vendosur në Dajt për Tiranën, tek radarët e Marinës në Porto Romano Durrës dhe Zvërnec për Vlorë. Instalimi i marrësit tokësor është thelbësore, dhe qytetarët nuk duhet të presin 1 shatorin për të vendosur dekoderat e rinj. Me futjen në skemën e dixhitalizmit të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës mbulohet me sinjalt televiziv numerik 70% e popullsisë së vendit, ndërkohë brenda pak muajsh transmetuesit analoge do të fiken në të gjithë Shqipërinë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qarqet tirane dhe durrës transmetimet analoge qarqet tirane dhe durrës transmetimet analoge

Sondazh

Poll