Sherr në Radhimë për shembjen e objekteve, banorët-kryeinspektorit Meta: Do të shkër*ejmë robt, ç’do na bësh (Video)
1 Tetor 2019, 07:29Nga DOSJA
VLORË– IKMT-ja ka nisur sërish aksionin në Radhimë për të prishur objektet që një ditë më parë u lanë pa shembur pas përplasjeve që patën me pronarët. Sot në terren ndodhet edhe Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së së bashku me kryeinspektorin Fatmir Meta.
Mirëpo teksa fadroma ka nisur të shembë objektet ka nisur sërish përplasja me pronarët e objekteve. Shumë prej tyre pretendojnë se prishja e ndërtesave po bëhet selektive dhe nuk po prishen të gjitha ndërtesat që janë pa dokumenta.
Dosja.al ka sjellë edhe një video ku shihet përplasja mes disa banorëve të zonës dhe kryeinsopektorit Fatmir Meta. Të gjithë në grup e ofendojnë Metës, por edhe ky i fundit nuk ua lë mangut.
“Hajde, ropt ku ti keni,”- dëgjohet Meta në video.
Një ditë më parë, inspektorët dhe forcat e policisë u përplasën me pronarët e objekteve që nuk i lejuan t’i prishnin ndërtesat. Pati përplasje fizike, të shara dhe ulërima. Pronarët e objekteve si fillim kërkuan që të shihnin projektin që është ndërtuar për rehabilitimin e projektit dhe më pas u shprehën se nuk mund të ketë shembje selektive.
Ata ankohen se IKMT-ja nuk i shemb të gjitha banesat që janë pa leje, por disa të tjera i ka lënë të punojnë. Nga ana tjetër vetë institucioni është shprehur se do të shembet çdo objekt që është pa leje ndërtimi apo dokumentacion të rregullt.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri- Oficerë të Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit për të kryer kqyrjet për llogari të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Do...
Durrës- Autoriteti Portual Durrrës ka tejkaluar parashikimet financiare për vitin 2019. Porti i Durrësit ka pasur një fitim prej 2.9 milionë euro gjatë 8 mujori...
LUSHNJE– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e tregtarit të makinave në Lushnje. Burime zyrtare bëjnë me dije se biznesmeni, Besmir Hid...
Durrës- Një tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe.Në vend të tij...
Tiranë– Ndodh mrekullia. 15-vjeçari Musa Baculi pas betejës së madhe ka mundur të jetojë dhe nisë jetën sërish. Historia e tij preku zemrat e të gjithëve...
Shqipëri- Prej disa ditësh, të gjithëve mund të na qëllojë që të marrim në duar kartëmonedhat e reja që janë hedhur në qarkullim prej 200 dhe 5,000 lekë.Këto ja...
FIER- Roza Daliu, mësuesja nga Fieri humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret. Sot nxënës dhe koleg të saj të shkoll...
DURRËS- Ujësjellësi i Durrësit ka pranuar që në vitin 2015 se ujërat e zeza që përshkojnë Shkozetin dhe ish-Kënetën, jo vetëm që janë shqetësuese për banor...