Aktualitet

Skandali i Gjoka Construction, oficerët e Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbrit

1 Tetor 2019, 07:24 Nga DOSJA
Skandali i Gjoka Construction, oficerët e Krimeve të Rënda

Shqipëri- Oficerë të Krimeve të Rënda mbërrijnë në rrugën e Arbërit për të kryer kqyrjet për llogari të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu.

Një burim jo zyrtar i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se kqyrjet e sotme të grupit të hetimit nisen për llogari të hetimeve të hapura javët e kaluara. Për shkak të dy kallëzimeve të ndërsjellta mes ish-drejtoreshes së Arrsh Sonila Qato dhe një shoqërie që ka dorëzuar kallëzim për ish zyrtaren.

Burime të sigurta pohojnë se ish drejtoresha Qato denoncoi pranë Krimeve të Rënda Gjoka Construction me pretendimin se kjo kompani ka falsifikuar dokumentet gjatë paraqitjes së dokumenteve në procedurën e tenderimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Në pretendimin e Qatos i thuhet prokurorisë së Gjoka Construction ka paraqitur dokumente sikur ka përfunduar punimet në rrugën e Arbërit. Por Gjoka Construction nga ana tjetër dorëzoi padi përmes avokatit mbrojtës duke arsyetuar se ishte skualifikuar nga gara për të favorizuar një firmë tjetër dhe se inspektorët në rrugën e Arbërit thjesht kishin bërë një shëtitje.

Kallëzimi i kompanisë ishte për dyshimet e korrupsionit, në një kohë që më tej u përmend që gjatë garës për tunelin e Kardhiqit ka deklaruar që ka përfunduar punimet në mënyrë pjesore dhe se punimet vazhdojnë.

Ne gjendemi në rrugën e Arbërit me urdhër të Prokurores Musabelliu, pohoi i njëjti burim për gazeteren Anila Hoxha për të parë se a kanë se në ç’masë janë kryer punimet për objektin në fjalë.

Marrë nga Top Channel 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjoka construction rruga e arbrit skandali me gjoka construksion gjoka construction rruga e arbrit skandali me gjoka construksion

Sondazh

Poll