Thellimi i basenit të portit të Durrësit/ Tare: Projekti përfundon brenda 2019-ës, do jemi konkurrues në rajon
1 Tetor 2019, 07:22Nga DOSJA
Durrës- Autoriteti Portual Durrrës ka tejkaluar parashikimet financiare për vitin 2019. Porti i Durrësit ka pasur një fitim prej 2.9 milionë euro gjatë 8 mujorit të këtij viti dhe ka një ulje të ndjeshme të shpenzimeve në nivelin 4%.
Aktualisht është në fazën e zbatimit një ndër projektet më të rëndësishme, thellimi i basenit dhe kanalit hyrës i financuar 100% nga të ardhurat e Autoritet Portual të Durrësit.
“Porti i Durrësit ka pozicion strategjik, kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Duke bërë edhe këto detajet e tjera teknike, siç është thellimi që është një nga pjesët më të rëndësishme të një posti, patjetër që do të hyjë edhe tregu. Kostot e tregtarëve do të ulen. Prandaj ne jemi optimistë që kjo gjë do të ndikojë shumë në ekonominë shqiptare. Jemi shumë të kënaqur me ritmet, kam marrë edhe staf të huaj dhe do ta mbyllim shumë shpejt. Afati është 5 muaj në kontratë por 3 muaj ka qenë thellimi, kështu që ne do ta bëjmë dy muaj para afatit. Të gjitha portet e rajonit janë më të thella se ky i Durrësit”, u shpreh drejtori i Durrësit Agron Tare.
Ky projekt i cili do të përfundojë brenda 2019 do të përmirësojë kapacitetet përpunuese, duke e kthyer portin e Durrësit në një post konkurrues në rajon.
Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LUSHNJE– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e tregtarit të makinave në Lushnje. Burime zyrtare bëjnë me dije se biznesmeni, Besmir Hid...
Durrës- Një tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë se Durrësit, Alfred Çepe.Në vend të tij...
Tiranë– Ndodh mrekullia. 15-vjeçari Musa Baculi pas betejës së madhe ka mundur të jetojë dhe nisë jetën sërish. Historia e tij preku zemrat e të gjithëve...
Shqipëri- Prej disa ditësh, të gjithëve mund të na qëllojë që të marrim në duar kartëmonedhat e reja që janë hedhur në qarkullim prej 200 dhe 5,000 lekë.Këto ja...
FIER- Roza Daliu, mësuesja nga Fieri humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret. Sot nxënës dhe koleg të saj të shkoll...
DURRËS- Ujësjellësi i Durrësit ka pranuar që në vitin 2015 se ujërat e zeza që përshkojnë Shkozetin dhe ish-Kënetën, jo vetëm që janë shqetësuese për banor...
DURRËS- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur ekskluzivisht për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të Ardian Begës, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, një pr...
“Fiks Fare” sjell historinë tronditëse të një 12 vjeçarje, e cila tregon se është bullizuar, rrahur e keqtrajtuar nga bashkëmoshatarët, brenda mureve të ...