Aktualitet

U ekzekutua nga dy persona, dalin detaje nga vrasja e tregtarit të makinave në Lushnje, si u larguan autorët me maska

1 Tetor 2019, 07:09 Nga DOSJA
U ekzekutua nga dy persona, dalin detaje nga vrasja e tregtarit të makinave

LUSHNJEDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e tregtarit të makinave në Lushnje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se biznesmeni, Besmir Hida 35-vjeç, është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona të maskuar. Ndërkohë menjëherë pas krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet.

Njoftimi i policise

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.

Hida, daja i Zamir Latifit, anëtari i bandës së Aldo Bares mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:15, teksa sapo ishte ulur të pinte kafe në lokalin e lagjes.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi ekzekutohet tregtari besmir hida vrasje ne lushnje zamir latifi

Sondazh

Poll