Sport

Luiza Gega e para shqiptare që kalon në finalen e Botërorit të Atletikës, renditet e nënta

30 Shtator 2019, 20:00 Nga DOSJA

KATAR- Atletja shqiptare Luiza Gega pasi u kualifikua në finalen e Botërorit të Atletikës në Katar, është vlerësuar edhe si e vetmja shqiptare që kalon në Botëror.

Gega është renditur  e nënta, pas garës 3000 metra me pengesa.

E vetmja shqiptare që ka bërë krenare Shqipërinë, duek regjistruar  kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat,  duke vendosur kështu  rekordin e ri kombëtar, duke qenë se më parë  ishte 9 minuta dhe 22 sekonda, por Luiza ka arritur t’ia dalë.

Kjo finale e Botërorit të Atletikës e zhvilluar në Katar, ka arritur të dominohet  nga atletja keniane, Beatris Çepkoeç, që i mbylli 3 kilemtrat e para, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat. E dyta u rendit amerikania Koburn, ndërsa e treta gjermania Krause. Luiza Gega është renditur e 9-ta nga top 10-ja e atleteve më të mira në botë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport katar luiza gega renditet e 9-ta ne finalen e boterorit te atletikes katar luiza gega renditet e 9-ta ne finalen e boterorit te atletikes

Sondazh

Poll