Sport

Trajneri i Tiranës flet pas humbjes, Mema: Nuk fitoi Partizani, e falëm ne ndeshjen

29 Shtator 2019, 19:49 Nga DOSJA
Trajneri i Tiranës flet pas humbjes, Mema: Nuk fitoi Partizani, e

TIRANË– Trajneri i Tiranës, Ardjan Mema, ka folur pas humbjes 1-2 të skuadrës së tij në derbi ndaj Partizanit. Tekniku padyshim nuk ishte i kënaqur me këtë rezultat dhe mendon se ekipi i tij e ka falur ndeshjen. Ai më tej shtoi se nuk i vjen keq për veten pas kësaj humbje, por i vjen keq për tifozët.

Më vjen keq sepse luajtëm shumë mirë. Por, në ndeshjet e forta këto episode e vendosin ndeshjen. Falëm ndeshjen dhe nuk e fitoi Partizani. Ekipi është i ndërtuar mirë dhe luan një futboll të mirë, pavarësisht kësaj ndeshje. Pikët aty janë dhe do të shohim në javët në vazhdim. Ekipi ka forcën e duhur. Ekipi më është dukur shumë i motivuar. Unë nuk kam bërë një analizë psikologjike, nuk ndjej keqardhje për veten time, por vetëm për tifozat”, ishtë kjo një pjesë e deklaratës së Memës për Super Sport.

Sot është luajtur derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ardian mema derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani trajneri i tiranes ardian mema derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani trajneri i tiranes

Sondazh

Poll