Sport

Trajneri i Partizanit nuk fsheh lumturinë: Kjo fitore na duhej, mu duk sikur po luaja në fushë

29 Shtator 2019, 19:35 Nga DOSJA
Trajneri i Partizanit nuk fsheh lumturinë: Kjo fitore na duhej, mu duk

TIRANË- Trajneri i Partizanit Franko Lerda pas ndeshjes me Tiranën, të cilën e fitoi 2 me 1 ka dhënë një deklaratë për mediat. Për mikrfonin e Super Sport, tekniku italian u shpreh i lumtur për këtë fitore duke thënë se i duket sikur po luane dhe vet çdo minutë.

“Kemi arritur një fitore të madhe që na duhej, mbi të gjitha për tifozë, presidentin. Arritëm të jepnim gjithçka në fushën e lojës. E merituam. Kemi arritur që ta nisim mirë. Kishim rast me Brojën. Skuadra vuajti pak me kalimin e minutave. Kemi pasur vështirësi në dublimin e Malës. Në momentin që zhbllokuam ndeshjen, u bëj gjithçka e lehtë. Mu duk sikur luajta dhe unë. Ishte një koreografi e bukur. Jam një trajner që i përjetoj shumë ndeshjes. Është vërtet emocionuese kur e shikon stadiumin plot dhe të karikon jashtë mase”, u shpreh Lerda.

Sot është luajtur derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani franko lerda trajneri i partizanit derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani franko lerda trajneri i partizanit

Sondazh

Poll