Sport

Partizani reagon ashpër për dhunën në derbi: Akte terroriste, u rrezikua tragjedia

30 Shtator 2019, 12:25 Nga DOSJA
Partizani reagon ashpër për dhunën në derbi: Akte

TIRANË- Pas inicidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, ka reaguar klubi i futbollit të Partizanit.

Klubi e ka konsideruar sjelljen e tifozëve të Tiranës si një akt kriminal që mund të kishte pasoja të mëdha.

“Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent”, shkruan klubi i Partizanit.

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

Ndërkohë sot Policia ka vënë në pranga një person, i identifikuar si Elton Bande, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Nëntë personat e mësipërm akuzohen për ngjarjet e dhunës, ndërsa 29-vjeçari Bande ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani pergjaket derbi sherr mes tifozeve derbi tirana-partizani pergjaket derbi sherr mes tifozeve

Sondazh

Poll