Sport

“Pathyeshmëria vazhdon”, Gaz Demi i lumtur për fitoren: Derbin e kalojmë pa problem

29 Shtator 2019, 19:29 Nga DOSJA
“Pathyeshmëria vazhdon”, Gaz Demi i lumtur për fitoren:

TIRANË- Pas fitores në derbi ka ardhur dhe një deklaratë nga presidenti i Partizanit, Gaz Demi. Për mediat pas ndeshjes Demi tha se derbin e kalojnë pa problem dhe nuk shqetësohen kurrë.

Kjo fitore nuk kishte shije tjetër. E kemi thënë, derbi është pa problem. Nuk më pëlqeu shumë skuadra duhet të kishte bërë gola të tjerë. Rrezikonte Lerda? Janë thjesht barsoleta, pathyeshmëria vazhdon”, u shpreh Demi.

Sot është luajtur derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani gaz demi derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani gaz demi

Sondazh

Poll