Sport

Presidenti Duka flet pas përgjakjes mes tifozëve: Gjë e shëmtuar, futbolli nuk është luftë (Video)

30 Shtator 2019, 09:16 Nga DOSJA
Presidenti Duka flet pas përgjakjes mes tifozëve: Gjë e

SHQIPËRI– Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka komentuar sherrin që përgjaku stadiumin “Selman Stërmasi” një ditë më parë gjatë derbit Tirana-Partizani. Në një prononcim për mediat, Duka tha se ky ishte një gjest i shëmtuar.

Duka nënvizoi se të gjithë ata që vijnë të shohin ndeshjen duhet ta mendojnë atë si argëtim dhe jo si luftë.

Erdha pak para ndeshjes në stadium. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në stadium. Njerëzit duhet ta mendojnë si argëtim këtë dhe jo si lufte .gjestet janë të shëmtuara, pavarësisht se loja e gjitha ishte argëtuese. Uroj të jenë argëtuar spektatorët, por duhet të kemi parasysh që të eliminojnë këto gjeste negative,”- tha Duka përpara mediave.

Një ditë më parë u zhvillua derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Ndeshja nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Pas fyerjeve dhe sharjeve, grupet e tifozëve janë qëlluar mes tyre, ku pati dhe të lënduar dhe të përgjakur.

Ndërkohë sot Policia ka vënë në pranga një person, i identifikuar si Elton Bande, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Nëntë personat e mësipërm akuzohen për ngjarjet e dhunës, ndërsa 29-vjeçari Bande ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani presidenti i fshf armando duka derbi tirana-partizani presidenti i fshf armando duka

Sondazh

Poll