Sport

Dhuna në stadium, reagon Tirana: Distancohemi, kemi zbatuar me rigorozitet të gjitha rregullat

30 Shtator 2019, 14:33 Nga DOSJA
Dhuna në stadium, reagon Tirana: Distancohemi, kemi zbatuar me rigorozitet

TIRANË- Klubi i futbollit të Tiranës ka reaguar për dhunën që ndodhi dje në stadiumin “Selman Stermasi”, ku disa tifoz u përplasën me njëri-tjetrin, ku pati dhe të lënduar. Në një reagim në Facebook, Tirana shkruan se distancohet nga dhuna dhe shprehen se nuk kanë asnjë lidhje me të.

Më tej shkruhet në njoftim thuhet se klubi ka vënë në dispozicion të Policisë të gjitha materialet filmike nga stadiumi për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që morën pjesë në sherr.

NJOFTIMI I PLOTË

Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani. KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”. Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese. Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror.

Një ditë më parë u zhvillua derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Ndeshja nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin. Pas fyerjeve dhe sharjeve, grupet e tifozëve janë qëlluar mes tyre, ku pati dhe të lënduar dhe të përgjakur.

Ndërkohë sot Policia ka vënë në pranga një person, i identifikuar si Elton Bande, 2 janë shpallur në kërkim ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Nëntë personat e mësipërm akuzohen për ngjarjet e dhunës, ndërsa 29-vjeçari Bande ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi tirana-partizani dhuna ne stadium kf tirana derbi tirana-partizani dhuna ne stadium kf tirana

Sondazh

Poll