Sport

Fitorja e Partizanit, Braçe i lumtur: Qyteti do mbetet i kuq, fashizmi nuk ka vend kërkund

29 Shtator 2019, 20:30 Nga DOSJA
Fitorja e Partizanit, Braçe i lumtur: Qyteti do mbetet i kuq, fashizmi

TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas fitores së Partizanit kundër Tiranës me rezultatin 2 me 1. Braçe njihet si një tifoz i flaktë i Partizanit dhe këtë herë nuk ka fshehur aspak lumturinë që i ka dhënë kjo fitore në derbi.

Në një reagim në Instagram, numri dy i qeverisë shkruan se qyteti është dhe do mbetet i kuq. Po ashtu ai komentuar dhe banderolën e tifozëve të Tiranës, të cilët kishin pikturuar dy partizan të varur.

Shiheni parullen fashiste! Gjithe bota eshte cuar ne kembe kunder racizmit por as qe imagjinohet fashizmi! Shihni dhe foton tjeter; Urrejtja eshte po kaq e neveritshme, keta pak urrejtes duke djegur flamurin e ekipit kundershtar!”, shkruan Braçe.

REAGIMI I PLOTË

NE E KUQJA JU  E ZEZA! Keshtu do jete perhere! Ky qytet ishte, eshte, do jete i kuq! Nuk mundet, nuk mposhtet! #CunateKuq, e kisha bindje qe do sheroheshim bashke, do sheroheshim duke fituar, ju e bete, bashke, sup me sup, ne krah te njeri tjetrit!

Bravo bravo bravo, ky qytet eshte kalaja juaj, prej jush dhe e jona, cdo tifozi te #Partizanit! Tani dy fjale te tjera; Fashizmi nuk ka vend kerkund, ne futboll kurre kurre! Shiheni parullen fashiste! Gjithe bota eshte cuar ne kembe kunder racizmit por as qe imagjinohet fashizmi!

Shihni dhe foton tjeter; Urrejtja eshte po kaq e neveritshme, keta pak urrejtes duke djegur flamurin e ekipit kundershtar! E gjitha, ne sy te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit qe njeheresh eshte anetar i komitetit egzekutiv te UEFA-s. Nese do e tolerosh Fashizmin e Urrejtjen, turp per kete institucion! E fundit, po shoh tani ne TV ca qe para ndeshjes me autoritet te madh parashikuan rezultatin; E paskan harruar! Po mire po turp a keni? Se thote robi, ndjese ja futa kot, fituat!

Tani dicka personale; Me pelqen shume qe e mbani ne goje emrin tim! Patjeter, ta mbani ne goje emrin tim sa te doni; tju rrije mire e ta keni gojen plot! E kuptoni; Keni kryetifoz Qim Peken eeeeeej! O zooooot Qim Peka!

Sot është luajtur derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani erion brace qyteti i kuq derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani erion brace qyteti i kuq

Sondazh

Poll