Sport

Zgjohet Schumacher, pasi iu nënshtrua transplantit të qelizave staminale në zemër

30 Shtator 2019, 11:28 Nga DOSJA
Zgjohet Schumacher, pasi iu nënshtrua transplantit të qelizave

PARIS – Kardiokirurgu i spitalit Pompidou në Paris, ka dhënë një intervistë ku deklaron se ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, po i nënshtrohet disa kurave inovative, të cilat nuk janë ende të sigurta nëse do të funksionojnë totalisht apo jo.

Doktori u shpreh se ai nuk po bënte asnjë mrekulli, dhe se kurat e reja dhe operacionet e bëra tashmë në kokën e ish-kampionit, nuk janë të sigurta 100 përqind për suksesin e tyre.

Schumacher i është nënshtruar një operacioni ku qeliza staminale, do të transplatohen në zemrën e tij.

Ky operacion është kryer për herë të parë në 2014, si dhe ka përfunduar me sukses.

Pas kryerjes së këtij operacioni, burimet thonë se ish kampioni i botës, ka arritur të zgjohet dhe të hapi sytë.

Transplanti i qelizave staminale, bën të mundur që këto qeliza të transformohen në momentin e hyrjes në trup, në çfarëdo lloj qelize që i duhet trupit në atë moment.

Si përshembull ato mund të shndërrohen që qeliza të kuqe të gjakut, qelizë nervore, apo qelizë muskulare e zemrës.

Kjo terapi, riparon qelizat e dëmtuara, krijon qeliza të reja, dhe rigjeneron trupin në një afat kohor të shkurtër.

Hera e fundit që mediat kanë patur një lajm për Schumacherin, ka qenë në janar të këtij viti, ku e shoqja e tij Corinna, bëri një lajmërim në rrjetin social Facebook  për nder të ditëlindjes së 50 të ish-kampionit.

Ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e pilotit, por doktorët thonë se ai e përballoi mjaft mirë operacionin, dhe se qelizat e reja kanë nisur të japin efekt.

Burimi:Express.co

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport micheal schumacher qeliza staminale zgjohet schumacher micheal schumacher qeliza staminale zgjohet schumacher

Sondazh

Poll