Politike

Zbulohet ekipi! Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje me Man.City, pritet akademia e futbollit në Durrës

Kreu i qeverisë nuk e zbuloi ekipin, madje dhe sfidoi gazetarët ta gjenin vetë për të përfituar 11 bluza të firmosura, por Dosja.al zbuloi se bëhet fjalë për Manchester City.

26 Prill 2023, 10:32 Nga F.M
Zbulohet ekipi! Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marrëveshje për të hapur një akademi sportive në Durrës. Deklaratën për akademinë, Rama e bëri dje teksa ndodhej në Durrës, ndërsa sot tha se do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe.

Kreu i qeverisë nuk e zbuloi ekipin, madje dhe sfidoi gazetarët ta gjenin vetë për të përfituar 11 bluza të firmosura, por Dosja.al zbuloi se bëhet fjalë për Manchester City. Rama do të udhëtojë drejt Londrës për të firmosur marrëveshjen, ndërkohë që me vete do të ketë kryebashkiaken e Durrësit dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi.

rama me manchester city

Sondazh

Poll