Politike

Kush mund të rikthehet në PD? Berisha: Kush të dojë e ka derën e hapur. Partia do i kalojë Metës? S'lë pasardhës

Sali Berisha tha se kush të dojë do të rikthehet.

25 Prill 2023, 22:06 Nga k.m.
Kush mund të rikthehet në PD? Berisha: Kush të dojë e ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nësë do të pranojë rikthimin e kundërshtarëve të tij në PD. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Log.", Berisha tha se kush të dojë do të rikthehet.

"E kam thënë. Kush të dojë e ka derën e hapur në PD. Historia e Vaut të Dejës është një nga më të turpshmet. Por nuk po i hyjmë tani. Nuk e kam përfshirë asnjë Gaz Bardhin në bionim Brava-Alibeaj. Kanë lidhje krimi me Edi Ramën,"-tha Berisha.

Gjithashtu ndër të tjera, Berisha komentoi edhe zërat se Ilir Meta do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas tij.

“Kurrë nuk kam lënë dhe nuk lë pasardhës. Ajo është përgjegjësia e vetme që unë nuk e marr. Duhet të jetë atributi i anëtarësisë se kush do jetë kryetari pas meje.  Nuk kisha dëgjuar kurrë akuza për të. Kurrë në jetën time nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj peng për asgjë. Goditja që i bëhet atij sot ka lidhje krejtësisht me bashkëpunimin me mua, me opozitën e vërtetë,”- tha ai.

 

sali berisha

Sondazh

Poll