Politike

“Nesër mund të jetë shumë vonë”, Fatmir Xhafaj thirrje qeverisë: Transparencë për dëmet e tërmetit (VD)

30 Shtator 2019, 16:03 Nga DOSJA
“Nesër mund të jetë shumë vonë”, Fatmir

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga foltoroja e Kuvendit ka kërkuar transparënce nga qeveria për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Xhafaj tha se tashmë duhet një strategji e qartë për të përballuar dëmet nga tërmete të tjera që mund të ndodhin në vend.

Ish-ministri tha se duhet dokumentim shkencor i vendit, harta sizmike, zonat problematike.

Po ndjek me interes masat e marra nga qeveria pas tërmetit. E vlerësoj të domosdoshme një transparencë më të mirë, si një përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe pasqyra serioze përballë mundësisë së abuzimit. Jemi në kohë ta bëjmë nëse duam të jemi seriozë me njerëzit. Tërmetin nuk mund ta parashikojmë por dëmet mund t’i parandalojmë, qeveria duhet të përgatisë një strategji të qartë reflektimi me një plan serioz reflektimi. Duhet dokumentim shkencor i vendit, harta sizmike, zonat problematike. E kemi të domosdoshme ngritjen e institucioneve shkencore, kontrollin e ndërtimeve, lejet e paligjshme. Tërmeti na paralajmëroi ne duhet të veprojmë se nesër mund të jetë shumë vonë“, ishte kjo një pjesë e fjalës së Xhafajt.

Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania fatmir xhafaj seanca plenare 30 shtator 2019 earthquake albania fatmir xhafaj seanca plenare 30 shtator 2019

Sondazh

Poll