Politike

Hetimi i Maznikut, PD: Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit në Barcelonë, 2 ditë 9 mln lekë

30 Shtator 2019, 12:41 Nga DOSJA
Hetimi i Maznikut, PD: Veliaj ka mashtruar për paratë e udhëtimit

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj se ka mashtruar për shpenzimet e udhëtimit në Barcelonë.

Sipas ish-deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, udhëtimi në Barcelonë nuk është paguar nga firma “Fusha”, por nga buxheti i bashkisë, i cili ka kushtuar 9 milion lekë nga paratë e taksapaguesve.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Barcelonës”, shprehet Çupi.

Hetimi i zyrtarit të Bashkisë filloi pas akuzave të Partisë Demokratike se biznesmeni Shkëlqim Fusha ka paguar një faturë hoteli prej 1816 eurosh për Maznikun, për dy netë qëndrimi në hotelin “Alma” në Barcelonë.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI:

Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në shërbëtore të oligarkëve, kundër interesit publik. Bashkë me ta, ajo grabit çdo pasuri të qytetit, zhduk lulishtet e gjelbëruara për të ngritur përbindëshat e betonit. Bashkë me ta dhe për ta, shpërdoron miliona euro nga taksat që Erion Veliaj ka rritur për familjet dhe bizneset e Tiranës.

Përfitimi nga grabitja e përbashkët e kryeqytetit është konkretizuar shumë qartë për qytetarët e e Tiranës në rastin e kompanisë Fusha, pronari i të cilës i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë me kartën e vet të kreditit 907 euro natën në një hotel në Barcelonë.

Afera e paligjshme dhe korruptive është duke u hetuar pas denoncimit të Partisë Demokratike, por hetimet nuk janë të plota.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Brcelonës.

Pas zbulimit të skandalit për pagesën 1816 euro me kartën e kreditit të pronarit të kompanisë Fusha, Bashkia e Tiranës deklaroi për Zërin e Amerikës se “nuk ka shpenzuar fonde të Bashkisë për udhëtimin në Barcelonë. “

E vërteta është krejt tjetër.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provon se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

Në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi shëshin Skëndërbej.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik është një provë e mashtrimit flagrant që Erion Veliaj u ka bërë qytetarëve të Tiranës, duke i gënjyer ata dhe median për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Duke mashtruar për të mbuluar shkeljen e ligjit nga Mazniku dhe Fusha, i cili ka marrë 110 milionë euro me tendera publikë, Erion Veliaj është zbuluar si një shërbëtor i oligarkëve, që punon për interesin e tyre dhe jo të qytetarëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per veliajn dhurata cupi erjon veliaj shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut skandali me faturen e maznikut akuzat e pd per veliajn dhurata cupi erjon veliaj shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut skandali me faturen e maznikut

Sondazh

Poll