Politike

Gazmend Oketa flet për Bashën: Koha i dha të drejtë por duhet të kthehen ish-funksionarët

30 Shtator 2019, 10:23 Nga DOSJA
Gazmend Oketa flet për Bashën: Koha i dha të drejtë por

Tiranë- Gazmend Oketa i cilësuar si ‘i larguari i Berishës’, tashmë prej disa muajsh  është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai ia ka bërë një thirrje të gjithë ish- funksionarëve të PD, por edhe intelektualëve të bashkojnë kontributet e tyre për të sjellë fitoren e opozitës.

“Eksperienca e tyre, bashkëpunimi i kontributeve gjykoj se do të ishte një vlerë e shtuar për PD ashtu edhe për opozitën në tërësi, duke mundësuar krijimin e një fronti më të gjerë opozitar. Por që kjo gjë të funksionojë gjykoj se nuk duhet të mbetet vetëm në deklarime mediatike, por funksionarë të ngarkuar nga kryesia të hidhnin hapa konkretë për të mundësuar angazhimin e tyre”, tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.

Përsa i përket çështjes së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta ai ka deklaruar se veprimet e këtij të fundit ai i quan si përpjekje serioze për t’i dhënë zgjidhje krizës.

Gjykoj se institucioni i Presidentit të Republikës bëri një përpjekje serioze për t’i dhënë një mundësi zgjidhjes së krizës politike“, është shprehur ai.

Për mendimin që ka për Lulzim Bashën ai është shprehur:  “Koha është treguesi më i mirë dhe elementi që sqaron qëndrimet apo veprimet e cilitdo individi apo force politike.  Pavarësisht një lloj skepticizmi që mund të ketë pasur në fillim kur ai mori detyrën e kryetarit të PD-së, si dhe investimit të jashtëzakonshëm në propagandë anti-Basha me qëllim krijimin e një imazhi jopozitiv për kreun e opozitës, koha duket se i dha të drejtë si deklarimeve ashtu edhe qëndrimeve të Z.Basha“, tha ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gamend oketa lulzim basha thirrja e oketës gamend oketa lulzim basha thirrja e oketës

Sondazh

Poll