Politike

Hallet e popullit në Kuvend/ Maxhoranca vëmendjen tek tërmeti, opozita tek Reforma Zgjedhore

30 Shtator 2019, 15:23 Nga DOSJA
Hallet e popullit në Kuvend/ Maxhoranca vëmendjen tek tërmeti,

TIRANË- Për gati 4 orë Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga debatet, ku në qendër ishin problemet e qytetarëve. Me ndryshimin në rregullore, tashmë deputetët, një javë në muaj do u kushtohen problemeve të qytetarëve dhe do zhvillojë takime me ta dhe të gjitha shqetësimet do adresohen në Kuvend.

Me ndryshimin e rregullores së Kuvendit që u miratua në sesionin e kaluar, pas 3 javëve në Kuvend, ligjvënësit 1 javë duhet t’ia dedikojnë zgjedhësve për të dëgjuar dhe marrë çdo shqetësim të tyre. Dhe kjo seanna do u dedikohej vetëm problemeve të evidentuara nga deputetët të cilët i kanë marrë nga zonat ku janë zgjedhur. Koha e diskutimeve u nda në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

Ky ishte skenari i paracaktuar që do të ndodhte në Kuvend, por maxhoranca u fokusa vëtëm tek tërmeti, sikur ky të ishte halli i vetëm i qytetarëve, ndërsa opozita të gjthë debatin e saj e fokusoi tek Refoma Zgjedhore dhe një marrëveshje Rama-Basha.

Debati nisi nga maxhoranca, por zërat më të shpeshtë të opozitës, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Myslim Murrizi dhe Lefter Maliqi reaguan duke shprehur dhe njëherë qëndrimin e tyre për ndryshimin e sistemtit. Një zë kritik nga maxhoranca ishte dhe Fatmir Xhafaj, i cili kërkoi transparencë nga qeveria për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Edhe këtë herë hallet e popullit nuk gjetën dritë nga foltorja e Kuvendit, pasi deputetët u fokusuan më shumë në debatin politik të ditës sesa në problemin e qytetarëve.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania reforma zgjedhore rudina hajdari seanca plenare 30 shtator 2019 earthquake albania reforma zgjedhore rudina hajdari seanca plenare 30 shtator 2019

Sondazh

Poll