Politike

Cakaj takon Greminger në New York: Shqipëria gati për Kryesimin e OSBE

30 Shtator 2019, 12:57 Nga DOSJA
Cakaj takon Greminger në New York: Shqipëria gati për Kryesimin e

SHBA- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Fokus i diskutimeve të takimit ishin përgatitjet teknike dhe politike të Shqipërisë, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

Gjykuar nga këndvështrimi organizativ, Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vjenë, në bashkërendim të plotë me vendet pjesëmarrëse. Po ashtu, krahas ndihmës së madhe të asistencës ndërkombëtare që i është bashkangjitur skuadrës shqiptare, diplomatët shqiptarë të angazhuar në çështjet e OSBE-së i janë nënshtruar ushtrimeve të veçanta.”- u shpreh Cakaj në reagimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, Ministri në Detyrë Cakaj shtoi: “Gjykuar nga këndvështrimi politik, Shqipëria ka paraqitur prioritetet fillestare të Kryesisë së saj që shtrihen në të gjitha dimensionet e angazhimeve të OSBE-së, ushtarake-politike, ekonomiko-mjedisore dhe të drejtat themelore të njeriut.”

Në përfundim, referuar Kryesimit të Grupit të Mesdheut nga Shqipëria, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se po përmbyllen të gjitha detyrimet për të pasur një Konferencë dinjitoze në muajin tetor, në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj new york osbe thomas greminger gent cakaj new york osbe thomas greminger

Sondazh

Poll