Politike

Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit: Koha është tani, të ndajmë krimin nga politika (VD)

30 Shtator 2019, 15:35 Nga DOSJA
Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit: Koha është tani, të

TIRANË- Depuetja e Rudina Hajdari ka folur sot në Kuvend, në një seancë plenare e cila u është dedikuar qytetarëve. Në fjalën e saj Hajdari tha se duhet ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe ky është momenti i duhur.

Më tej ajo shtoi se duhet të ndahet pushteti nga të inkriminuarit, dhe qytetarët të zgjedhin vet deputetët e tyre.

PJESË NGA FJALA E HAJDARIT

Opozita është shumë e vendosur që të shtyjë përpara ndryshimit të sistemit, ky është momenti i duhur që të ndryshojmë sistemin. Duhet të jetë një kauz që të jetë një Kuvend që përqafon më mirë qytetarët shqiptarë. Duam të ndajmë të inkriminuarit nga pushteti, ata kryetarë partish që e kanë çuar cilësinë e deputetit në një nivel që nuk është parë në 30 vitet e fundit. Ne presim një paketë më të madhe. Ne presim që ndryshimi i sistemi zgjedhor të ndodhi sot. Qytetarët do zgjedhin vetë deputetët, dhe do jenë llogarikërkues. Më lejoni të ndalem në disa pika të tjera. Jam zgjedhur në zonën e Laprakës, fundjavën e kaluar kryeministri foli për dy arritje: numri i lartë i grave në politikë dhe çështjet klimatike. Janë fasada dhe të ekzagjeruara në maksimum. Këto gra shumë mirë që përfaqësojnë shtetin por krijojnë hapësirë boshe pushteti në mënyrë që të përqëndrohet në një njeri. Do të doja që gratë në Kuvend ta ngrini zërin. Çështja e klimës, është e vërtetë që në prodhojmë ndotjen më të madhe. Në Laprakë ka një fabrikë alumini dhe tullash.

Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari seanca plenare 30 shtator 2019 sistemi zgjedhor rudina hajdari seanca plenare 30 shtator 2019 sistemi zgjedhor

Sondazh

Poll