Politike

Raporti i Venecias/ Zëdhënësi i Metës: Brenda javës, presidenca jep opinionin e saj. S’ka shkelje kushtetute

30 Shtator 2019, 11:23 Nga DOSJA
Raporti i Venecias/ Zëdhënësi i Metës: Brenda javës,

TIRANË- Pak ditë pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin lidhur me shqyrtimin e veprimtarisë që presidenti Ilir Meta zhvilloi në muajin qershor me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka reaguar sërish presidenca. Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, njofton se presidenca do të bëjë publike opinionin e saj për këtë raport të Venecias.

Tedi Blushi: Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!

Më 27 shtator, Komisioni i Venecias ka publikuar një raport, ku thuhet se e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anuluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të ushtrohet pa një bazë të veçantë ligjore. Sipas Komisionit të Venecias Presidenti mund t’i referohet vetëm një situate krize që është nën nivelin e veprimit të masave të jashtëzakonshme, por që sërish mazhoranca socialiste nuk mund t’a shkarkojë atë për këtë arsye.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes tedi blushi ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes tedi blushi

Sondazh

Poll