Raporti i Venecias, Eduard Halimi: Nuk ka shkelje të kryera nga presidenti Meta
30 Shtator 2019, 13:56Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në një intervistë ekskluzive për RTV Ora komenton draft raportin e dalë në media të Komisionit të Venecias lidhur me presidentin Ilir Meta. “Nga ajo që kam lexuar nga ky draft rezulton se nuk ka shkelje të Presidentit të Republikës. Në atë draf opinion nuk gjendet asnjë nen, pikë, paragraf të cilën presidenti përmes dekretit për shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të jetë shkelur ndonjë nen i Kushtetutës. Në atë tekst që është shpërndarë nuk rezulton që të jetë thënë se është shkelur ky apo ai nen. Ka një term që përdoret nga reporterët e Komisionit të Venecias që është tejkalim.”
Halimi sqaron dhe domethënien e ‘tejkalimit” dhe “shkeljes”. “Termin ‘tejkalim’ nuk e njeh Kushtetuta. Tejkalim në fjalor do të thotë të tejkalosh përtej parashikimeve, ndërsa shkelje do të thotë të thyesh një nen. Nëse do të shprehej Komisioni i Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit atëherë “do të ishte tejkalimi i kompetenvcave pasi atributin për zgjedhjet e ka OSBE ODIHR, ndërsa ekspertët e Komisionit të Venecias japin opinione lidhur me çështje juridike”
Halimi thotë se shqetësimi për pasojat që do të krijoheshin nga vonesat e procesi i vetingut ishin parashtruar që në 2015
“Jemi sistemi unik në botë që jemi pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. Jemi unik pasi edhe skur të krijohet një qyetetari i duhet të presë 17 vite për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë. Kjo për shkak të vetingut që është jashtëzakonisht i avashtë. “Sa ë i gjatë të jetë ky proces aq më mundësi është dhe përdorimi politik do të ketë në sistemin e drejtësisë” këtë e ka thënë Komisioni i Venencias në opinionin e tij në 2015. Gjykata Kushtetuese që të ngrihet do 9 anëtarë. E vetmja mundësi është që të marrim tre anëtarët që i zgjedh parlamenti që e ka një parti dhe tre anëtarë që i zgjedh presidenti me propozim të KED. Për secilin vend duhet të ketë tre kandidatë, pra për 6 vende vakante duhet të ketë 18 kandidatë dhe duhet të kenë kaluar vetingun. Kjo mund të ndodhë pas shum kohësh. Nesër 1 tetori dhe jemi akoma larg leximit të 18 kandidatëve”, shprehet ish-deputeti.
TIRANË- Zëri më kritik brenda PS-së në javët e fundit, Ditmir Bushati ka folur sot për “PO”-në e kushtëzuar nga Bundestagu dhe mundësinë e Shqipërisë që t...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sot Edi Ramën për legalizimet. Basha shkruan në një reagim në Facebook, se Rama ka premtuar leg...
SHBA- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, T...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj se ka mashtruar për shpenzimet e udhëtimit në Barcelonë.Sipas ish-deputetes së PD-së,...
TIRANË- Pak ditë pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin lidhur me shqyrtimin e veprimtarisë që presidenti Ilir Meta zhvilloi në muajin qershor me anul...
Tiranë- Gazmend Oketa i cilësuar si ‘i larguari i Berishës’, tashmë prej disa muajsh është pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.Në një intervistë për “Gazeta Shqip...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku shkruan se vëllai i deputetit socialist nuk paguan faturat e ujit. B...
FRANCË- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë sot në shërbesën ceremonial për ish-presidentin francez, Jacques Chirak, i ndarë tashmë nga jeta pas ...
TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku është marrë në pryetje nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës pas hetimit të nisur për dhuratat q...