Sport

FOTO+VIDEO/ Partizani fiton sërish mes tymit dhe dhunës, Tirana “e mallkuar” për derbin

29 Shtator 2019, 13:23 Nga DOSJA
FOTO+VIDEO/ Partizani fiton sërish mes tymit dhe dhunës, Tirana

TIRANË- Është lujatur sot derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Ndeshja nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Pas fyerjeve dhe sharjeve, grupet e tifozëve janë qëlluar mes tyre, ku pati dhe të lënduar. Është dashur ndërhyrja e 100 forcave të Policisë që të qetësohen situata.

Në fushë lojatarët kanë dhuruar spektakël dhe tre gola. Në fund fitues nga kjo sofë doli Partizani, duket thelluar serinë e fitoreve kundër rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit.

Melo dhe Solomon shënuan në pjesën e parë të lojës, duke arritur që t’i dhuronin fitoren Partizanit. Në pjesën e dytë Tirana u mundua të zgjohej, por shënoi vetëm njëherë me Hasanin në minutën e 78 duke mos mundur që të bënte asgjë më shumë.

Tashmë Tirana fillon rezultatet negative, ndërsa Partizani po tregon se nisja nuk ishte gjithçka dhe titullin e fituar vjet e ka merituar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani stadiumi stelman stermasi derbi i kryeqytetit derbi tirana-partizani stadiumi stelman stermasi

Sondazh

Poll