Bota

Amerikanët thonë "JO" për një kandidaturë të re të Bidenit

Paradoksi është se presidenti amerikan është më popullor se kundërshtari i tij i mundshëm. 38% kanë një opinion të favorshëm për Biden në krahasim me 48% që e shohin atë negativisht. Ish-presidenti Donald Trump ka kundër 53%.

24 Prill 2023, 16:48 Nga k.m.
Amerikanët thonë "JO" për një kandidaturë
Joe Biden

SHBA- Sondazh "shuplakë" për presidentin amerikan Joe Biden, i cili ka deklaruar se do të kandidojë për një mandat të ri.

Një 70% dërrmues, ose 3/4 amerikanë, shpresojnë se ai do të ndryshojë mendje edhe në minutën e fundit. Sipas një sondazhi të NBC News vetëm 26% janë në favor të rimarrjes së postit të tij. Mes atyre që nuk duan që presidenti 80-vjeçar të kërkojë një mandat të dytë, 69% përmendin moshën e tij si arsyen më të rëndësishme. Një tjetër element interesant i sondazhit është se vetëm 41% planifikojnë të votojnë për Biden në 2024 krahasuar me 47% që thonë se do të mbështesin kandidatin republikan.

Paradoksi është se presidenti amerikan është më popullor se kundërshtari i tij i mundshëm. 38% kanë një opinion të favorshëm për Biden në krahasim me 48% që e shohin atë negativisht. Ish-presidenti Donald Trump ka kundër 53%.

Në këtë fazë, viti 2024 duket si një përsëritje e vitit 2020, thotë anketuesi demokrat Jeff Horwitt i Hart Research, i cili kreu sondazhin me Bill McIndarf dhe ekipin e tij në Strategjitë e Opinionit Publik. 

“Është e qartë se qytetarët nuk duan të shohin një duel të ri Biden-Trump për presidencën,”- përfundon ai.

Trump, megjithatë, vazhdon të mbetet i pari në preferencat e amerikanëve pasi 46% e preferojnë atë në krahasim me 31% që ka grumbulluar Ron de Sandys.

joe biden

Sondazh

Poll