Bota

Lufta vazhdon! Kirby: Ne nuk e dimë se sa qytetarë amerikanë janë në Sudan

Vihet re se për evakuimin e stafit politik dhe diplomatik të ambasadës amerikane në Khartoum, është rekrutuar një njësi speciale e Seals, e forcave speciale amerikane.

24 Prill 2023, 16:44 Nga k.m.
Lufta vazhdon! Kirby: Ne nuk e dimë se sa qytetarë amerikanë
John Kirby

SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi në mediat amerikane se Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar sot një operacion evakuimi nga i cili kanë marrë nga Sudani stafin politik dhe diplomatik të ambasadës së tyre në Khartoum.

Përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, në një pyetje lidhur me këtë, pranoi se sot as ai dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë një pasqyrë të qartë dhe të plotë të qytetarëve amerikanë që ndodhen aktualisht në Sudan dhe nënvizoi se edhe qytetarët që kanë dyshtetësi dhe kërkojnë do të jetë mundësia e largimit nga zona.

Vihet re se për evakuimin e stafit politik dhe diplomatik të ambasadës amerikane në Khartoum, është rekrutuar një njësi speciale e Seals, e forcave speciale amerikane. Mbetet e panjohur nëse SHBA do të dërgojë gjithashtu luftëtarë nga bazat e saj në Evropë në vend, pasi situata brenda Sudanit bëhet çdo ditë e më e vështirë.

 

john kirby lufta ne sudan

Sondazh

Poll