Bota

Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, reagon Osmani dhe Kurti: Vendi ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

24 Prill 2023, 16:47 Nga a.l
Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë reaguar pasi Komiteti i Ministrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pwrmes njw postimi nw rrjete sociale, Kurti shkruan se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. 

“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkroi Kurti në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo në Facebook. 

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.  Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

albin kurti dhe vjosa osmani

Sondazh

Poll