Bota

Komiteti i Ministrave jep dritën 'jeshile', aplikimi i Kosovës shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Tëitter, teksa e quan këtë moment 'historik'.

24 Prill 2023, 16:22 Nga a.l
Komiteti i Ministrave jep dritën 'jeshile', aplikimi i
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës

KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, Kosova ka përmbushur fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Tëitter, teksa e quan këtë moment 'historik'.

“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv. Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shkroi Ahmeti.

Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

 

kosova ne keshillin e evropes

Sondazh

Poll