Bota

Skiatori profesionist i shpëton vdekjes në aksidentin e rëndë në Alpet Franceze

Një skiator profesionist u aksidentua duke bërë ski në malin Meije. Vidoeja e regjistruar prej tij në GoPro tregon si ndodhi incidenti.

24 Prill 2023, 14:20 Nga a.d
Skiatori profesionist i shpëton vdekjes në aksidentin e
Pamje të regjistruara nga GoPro i skiatorit gjatë incidentit

Francë- Alpet franceze kanë qenë një kënd lojrash për skiatorët dhe alpinistët prej dekadash tashmë. Pavarësisht faktit se territore të tilla sfiduese janë mjaft të preferuara nga turistët, rreziku për akisdente është i lartë. Së fundmi është bërë virale videoja e një skiatori profesionist që u aksidentua në malin Meije.

Ndërkohë që bënte ski në një territor jo të huaj për të, pjesëtari i grupit francez të skiatorëvë ‘Les Poëtos’, u ndesh me një gropë të papritur poshtë tij, duke e zhytur menjëherë në errësirë.  Videoja e regjistruar në pajisjen GoPro që mbante me vete, tregon skiatorin duke zbritur nga një pjerrësi pothuajse vertikale drejt asaj që duket si një humnerë e pafund, ndërsa përdor skitë për të ngadalësuar zbritjen.

Videoja e regjistruar prej tij:

Pavarësisht rrezikut, 36 vjeçari arriti të ruante qetësinë dhe përdori skitë e tij për t’u kapur fort në tokë, duke ngadalësuar zbritjen dhe në fund arriti të ndalonte. Me ndihmën e miqve dhe skiatorëve të tjerë, ai arriti të zhvendosej nga vendi ku kishte ndaluar, pas disa orëve. Ai arriti të shpëtonte, por videoja e bërë virale ka ngjallur shumë dyshim mbi besimin që sportistët, por jo vetëm, duhet të kenë në sigurinë e strukturës së dëborës.

Ky incident shërben si një kujtesë për të gjithë të entuzizmuarit e sporteve ekstreme,madje edhe për profesionistët. Pavarësisht faktit se skiatori kishte të gjitha pajisjet e nevojshme, dhe ishte mjaft i përgatitur për terrenin, aksidenti i paparishkuar ndodhi. Prandaj i rëndësishëm trajnimi dhe pajisja me mjetet e duhura, si dhe shoqërimi nga miq dhe sportistë të tjerë po aq profesionistë, për t’ju shpëtuar në raste emergjente./HindustanTimes

france aksident me ski

Sondazh

Poll