Politike

Akuzat për “Silikon mix”, mbërrin në Prokurori ish-ministri Niko Peleshi 

30 Shtator 2019, 08:31 Nga DOSJA
Akuzat për “Silikon mix”, mbërrin në Prokurori

TIRANË– Ish-ministri Niko Peleshi ka  mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”.

Peleshi mësohet se do të merret në pyetje dhe do t’i merret dëshmia në lidhje me këto akuza.

Ndërkohë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Peleshi.

Peleshi akuzohet se ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme një ngarkesë të bllokuar nga AKU prej 4600 litra me kimikatin e njohur si “Silikon Mix”, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve dhe ka pasoja të dëmshme.

Shkelja është konstatuar nga KLSH që thotë se për t’u bërë zhbllokimi fillimisht duhet të ishin bërë analizat e produktit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike niko peleshi thirret ne prokurori urdheri i peleshit per silikon mix niko peleshi thirret ne prokurori urdheri i peleshit per silikon mix

Sondazh

Poll