Aktualitet

Skandali me faturat, Prokuroria nis hetimet për “dhuratat” e Maznikut

Nisin hetimet lidhur me skandalin e dhurateve të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër (Arbjan) Mazniku. Hetimet mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar "dhurata" nga pronari i Fusha sh.p.k.
Featured image of article: Skandali me faturat, Prokuroria nis hetimet për “dhuratat” e Maznikut Arbër Mazniku, Shkëlqim Fusha dhe Alketa Zifla

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me skandalin e faturave ku është përfshirë nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër (Arbjan) Mazniku.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Prokurorisë së Tiranës, janë dërguar për vlerësim ligjor të dhënat e publikuara nga mediat online.

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku,“-shkuhet në letrën zyrtare.

Theksojmë se mediat që e ndoqën dhe e denoncuan skandalin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës kanë qënë JOQ dhe Dosja.al duke publikuar me fakte shkeljet e Maznikut .

Përse akuzohet Arbër (Arbjan) Mazniku?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

 

 

Vetë numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qënë në Barcelonë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment