Politike

PS mbledh Grupin Parlamentar, zbardhet porosia e Ballës për deputetët: Shkoni në zonat e prekura

30 Shtator 2019, 09:00 Nga DOSJA
PS mbledh Grupin Parlamentar, zbardhet porosia e Ballës për

Tiranë- Ditën e sotme është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku gjatë mbledhjes Balla për tërmetet u ka kërkuar deputetëve që të ndjekin zonat më problematike pas pasojave nga tërmeti.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për vendimin e Komisionit të Venecias për çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Pas diskutimeve, u vendos që mazhoranca të përfaqësohet nga Taulant Balla në mbledhjen e ‘Venecias’. Ky i fundit do të mbrojë kërkesën e mazhorances për shkarkimin e Presidentit Meta.

Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta në një intervistë  për Ora News, deklaroi se nuk i druhej komisionit të Venecias pasi ka respektuar në mënyrë të shkëlqyer Kushtetutën. Madje në përgjigje kujtoi çmimin e “Luanit të Artë” që mori në Venecia në muajin korrik.

Më 27 shtator u publikuaa raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mblidhet grupi parlamentar i ps taulant balla termet i forte ne shqiperi mblidhet grupi parlamentar i ps taulant balla termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll