Politike

Basha mbledh Kryesinë dhe ish-deputetët, 3 porositë që u jep kryedemokrati në selinë blu

29 Shtator 2019, 09:48 Nga DOSJA
Basha mbledh Kryesinë dhe ish-deputetët, 3 porositë që u jep

TIRANË-Lideri demokrat, Lulzim Basha mblodhi sot në orën 11:00, Kryesinë dhe ish-Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku dha edhe porositë e tij për aksionin opozitar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha iu ka kërkuar të gjithë ish-deputetëve që nuk ka tërheqje nga aksioni opozitar.

“Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.“, është një porositë e Bashës.

Tre porositë që ka dhënë Basha sot:

1- Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

2. Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

3. Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni opozitar basha mbledh kryesine e pd kriza politike lulzim basha aksioni opozitar basha mbledh kryesine e pd kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll