Politike

“Jam luani i Venecias”, Spiropali i përgjigjet Metës: S’bëj komente për zoologjinë, do shkarkohet

29 Shtator 2019, 10:09 Nga DOSJA
“Jam luani i Venecias”, Spiropali i përgjigjet Metës:

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kolonja ka deklaruar se ka nisur procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Përsa i përket deklaratës së Presidentit dje, ku tha “unë jam ‘Luani i Venecias’ dhe nuk i trembem Komisionit“, Spiropali deklaroi: “Nuk mund të bëj koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmërinë”. 

Ajo ka shtuar më tej se shumica është e vendosur për shkarkimin, aq më tepër pas raportit të Komisionit të Venecias.

Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit te Republikës. Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne sigurisht jemi të vendosur që si maxhorancë dhe si parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit, jo e kundërta”, është shprehur ajo.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta në një intervistë  për Ora News, deklaroi se nuk i druhej komisionit të Venecias pasi ka respektuar në mënyrë të shkëlqyer Kushtetutën. Madje në përgjigje kujtoi çmimin e “Luanit të Artë” që mori në Venecia në muajin korrik.

Më 27 shtator u publikuaa raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ps shkarkon metën raporti i komisionit te venecias per meten elisa spiropali ps shkarkon metën raporti i komisionit te venecias per meten

Sondazh

Poll