Politike

Mazniku në Prokurori pas skandalit të dhuratave nga Shkëlqim Fusha: E vërteta mund baltën

30 Shtator 2019, 07:57 Nga DOSJA
Mazniku në Prokurori pas skandalit të dhuratave nga Shkëlqim

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku është marrë në pryetje nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës pas hetimit të nisur për dhuratat që kishte përfituar zyrtari i Bashkisë nga biznesmeni i “Fusha Shpk”, Shkëlqim Fusha.

Pas daljes nga Prokuroria Mazniku nuk ka preferuar të komentojë përpara mediave.

Është momenti që t’i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe ‘Fake News’. E vërteta do të dalë nga Prokuroria. Nuk komentoj asgjë,”- tha Mazniku.

Hetimi i zyrtarit të Bashkisë filloi pas akuzave të Partisë Demokratike se biznesmeni Shkëlqim Fusha ka paguar një faturë hoteli prej 1816 eurosh për Maznikun, për dy netë qëndrimi në hotelin “Alma” në Barcelonë.

Për çfarë akuzohet Arbjan Mazniku?

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.

Vetë numri dy i Tiranës, në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pasi për Dosja.al nuk preferoi të fliste, kishte pranuar se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat.

Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qenë në Barcelonë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut skandali me faturen e maznikut thirret ne prokurori arbjan mazniku shkelqim fusha paguan hotelin e arber maznikut skandali me faturen e maznikut thirret ne prokurori arbjan mazniku

Sondazh

Poll