21 Prill 2023, 11:05
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së biçikletave dhe monopatinave në kryeqytet. Forcat blu bëjnë të ditur se është arrestuar personi me inicialet N.Z, 51-vjeç banues në Tiranë. Po ashtu, janë duke u hetuar në gjendje të lirë personat me inicialet K. Z., 43 vjeç dhe I. L., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 51-vjeçari, gjatë 2 muajve të fundit, ka kryer 6 vjedhje të biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa shtetasit K. Z. dhe I. L. dyshohet se duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 51-vjeçarit, blinin mjetet e vjedhura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Grab”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së biçikletave dhe monopatinave. Arrestohet autori i dyshuar i 6 rasteve të vjedhjes së këtyre mjeteve, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të cilët dyshohet se duke patur dijeni, blinin sendet e vjedhura.
Sekuestrohen 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së biçikletave apo monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grab”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Z., 43 vjeç dhe I. L., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi N. Z., gjatë 2 muajve të fundit, ka kryer 6 vjedhje të biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa shtetasit K. Z. dhe I. L. dyshohet se duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 51-vjeçarit, blinin mjetet e vjedhura.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi N. Z. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
vjedhje ne tirane tirane
Aktualitet
21 Prill 2023, 10:53
A.B
Fatjoni
ITALI- Kolegët e Fatjon Garxhenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan n&eum...
Aktualitet
21 Prill 2023, 10:39
A.B
Policia
ELBASAN- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Elbasan. Personi me inicia...
Aktualitet
21 Prill 2023, 10:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- 5 persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive në...
Aktualitet
21 Prill 2023, 09:46
A.B
Te denuarit
BRITANI E MADHE- Banda e drejtuar nga dy shqiptarët nga Burreli, është clësuar si një ndër më të më...
Aktualitet
21 Prill 2023, 09:45
k.m.
Ramazan Rraja
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me...
Aktualitet
21 Prill 2023, 09:42
A.B
Momenti i arrestimit
GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar Arben Muskanja pasi dyshohet si autor i grabitjes së një banese. 46-vjeça...
Aktualitet
21 Prill 2023, 09:30
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Shaban Fejza, 41-vjeçari shqiptar që rrëfeu vrasjen e 27-vjeçarit Santino Xhyra më 11 mars 2021 në...
Aktualitet
21 Prill 2023, 09:20
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Arrestohet 30-vjeçari Osman Bilyhu pasi akuzohet për vrasjen e Anila Ruçi, 38-vjeçarja e cila u masak...
Aktualitet
21 Prill 2023, 08:48
f.i
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al, TopChanel, TvKlan, Abc dhe Shqiptarja.com ...
Aktualitet
21 Prill 2023, 08:46
A.B
Xhami
TIRANË- Myslimanët në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e mua...