Aktualitet

Nga Vlora në Lezhë- Falet namazi i Fiter Bajramit në të gjithë vendin, mesazhe paqeje dhe dashurie

Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

21 Prill 2023, 08:46 Nga A.B
Nga Vlora në Lezhë- Falet namazi i Fiter Bajramit në të
Xhami

TIRANË- Myslimanët në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit mysliman të Ramazanit. Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ka besimtarë myslimanë, të cilët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje. Ja si u kremtua mëngjesin e sotëm në disa qytete.

Në të gjitha Xhamitë e bashkive të Qarkut të Elbasanit u zhvillua falja e Fiter Bajramit. Ndërsa në Bulevardin kryesor të këtij qyteti u mblodhën të paktën 3.500 besimtare e besimtarë të grupmoshave të ndryshme me rastin e faljes së Fiter Bajramit.

Myftiu, Ylli Gurra bëri bashkë në Librazhd, në Iftarin e fundit të gjithë aktorët e politikës lokale dhe ata të bashkësive fetare në Iftarin e fundit ku u dhanë mesazhe mjaft të vlefshme për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku ishin të pranishëm edhe dy kandidatet për Kryetar Bashkie, ai i PS, Mariglen Disha dhe Shefki Çota i “Bashkë fitojmë”. 

Besimtarët myslimanë në Fier, që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier Mikel Hazizolli ka përcjellë urimet për mirësi dhe harmoni.

Edhe në Durrës besimtarët myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin pranë xhamisë. Burra, gra e të rinj janë mbledhur për ritualin fetar pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Ata kanë shkëmbyer mesazhe paqeje e dashurie me njeri-tjetrin.

Besimtarët në Lushnjë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. 

Lezhë besimtarë të shumtë e falen namazin në xhaminë e Lezhës. Myftiu i Lezhës Sadedin Kotrri, në fjalën e tij tregoi rëndësinë e kësaj feste, duke kujtuar të gjithë ata që agjëruan për 30 ditë.

Në qytetin e Korçës, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, qindra besimtare myslimanë mëngjesin e sotëm, u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Pas faljes besimtarët uruan njëri-tjetrin për sa më shumë mbarësi, begati dhe shpresa në familjet e tyre.

Vlorë, rreth orës 7 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit.

fiter bajrami

Sondazh

Poll