Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Elbasan (VIDEO)

30-vjeçari, në shtator të vitit 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

21 Prill 2023, 10:39 Nga A.B
Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 30-vjeçari i
Policia

ELBASAN- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Elbasan. Personi me inicialet D.B, ishte shpallur në kërkim për shpërndarje lëndësh narkotike dhe municion luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

30-vjeçari, në shtator të vitit 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna operacionale, e mbështetur nga inteligjenca informative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Mbante lëndë narkotike dhe municion luftarak, në një rast të goditur në vitin 2021, ndalohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan

Sondazh

Poll