Zbardhet MISTERI- Anila u vra me thikë nga partneri i saj, 30-vjeçari tentoi të mashtronte Policinë, u hoq si i vëllai
Gjatë kohës që ai ndodhet në spital po merret edhe në pyetje nga Policia italiane, por asnjë detaj ende nuk është bërë me dije nga autoritetet përkatëse.
ITALI- Arrestohet 30-vjeçari Osman Bilyhu pasi akuzohet për vrasjen e Anila Ruçi, 38-vjeçarja e cila u masakrua me thikë në fyt. Gruaja ishte në shtëpinë e saj në Scaldasole, ku edhe jetonte me autorin e vrasjes së saj.
Sipas mediave italiane, aktualisht ai mbahet në Poliklinikën San Matteo në Pavia, ku ndodhet në spital që prej mbrëmjes së së mërkurës, sepse gjithashtu është lënduar me thikë. Megjithatë gjatë kohës që ai ndodhet në spital po merret edhe në pyetje nga Policia italiane, por asnjë detaj ende nuk është bërë me dije nga autoritetet përkatëse.
Në momentin kur u zbulua vrasja, ai u prezantua si vëllai i saj, por u vërtetua se mes tyre nuk ka pasur asnjë lidhje familjare, e se në fakt ai ishte partneri i saj. Tani pritet njoftimi për shtyp nga Prokurori Publik i Pavias për të hedhur dritë mbi një krim që ka "tronditur" përditshmërinë e fshatit të keq, në provincën e Pavias.
Fillimisht ngjarja u raportua sikur brenda banesës së tyre hynë disa persona të panjohur, rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe i sulmuan me thikë. Bilyhu iku në spital, ndërsa bashkëjetuesen e la në shtëpi pa njoftuar askënd. Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim. Ajo kishte tentuar ta kontaktonte pasi nuk i ishte përgjigjur dhe karabinierët mbërritën në shtëpinë e saj, ku e gjetën të vdekur. Megjithatë arma e krimit nuk është gjetur ende.
Sondazh
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 21 Prill 2023
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al, TopChanel, TvKlan, Abc dhe Shqiptarja.com ...
Nga Vlora në Lezhë- Falet namazi i Fiter Bajramit në të gjithë vendin, mesazhe paqeje dhe dashurie
Xhami TIRANË- Myslimanët në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e mua...
FOTOT- Fitër Bajrami, besimtarë mbushën sheshin 'Skënderbej' për faljen e namazit
Besimtaret TIRANË- Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajr...
"Shqipëria po plaket"/ Mesazhi i kreut të KMSH-së për Fiter Bajram, apeli për të rinjtë: Hiqni dorë nga braktisja e vendit
Bujar Spahiu TIRANË- Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin Skënderbej për faljen e...
Dominim i kthjellimeve dhe temperatura konstante, parashikimi i motit për sot (HARTA LIVE)
Moti TIRANË- Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të që...
Falja e namazit, bllokohet rruga e Durrësit, besimtarët fikin makinat në rrugë dhe largohen drejt sheshit
Makinat TIRANË- Për shkak të numrit të madh të qytetarëve të cilët kanë ardhur edhe makina, mësohet se rr...
VIDEO/ Uji i pastër vijon të mbetet problem në Tiranë, çezmat sjellin llum
Uji TIRANË- Uji i pastër në Tiranë prej vitesh është problematike e theksuar e qytetit. Ditën e sotme, një video e ...
FOTO/ Kjo është shqiptarja që u vra në Itali, krimi u zbulua 12 orë më vonë, bashkëjetuesin e prezantonte si vëlla tek fqinjët e mikeshat
Anila Ruçi ITALI- Personi që po shikoni në foto është Anila Ruçi, 38-vjeçarja shqiptare u vra në Itali. Trupi...
Atentati i dështuar ndaj Otit të Elbasanit, Gjykata vendos burg pa afat për Arsen Preçin, iu gjet gjurma tek cigarja që la në makinë
Arsen Preçi dhe Arben Spahiu TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg me një muaj n&eum...
Hoxha: Rraja rrinte në rezidenca luksoze, jo në Fushë Krujë, nga tetori lëvizte i lirë por s'u arrestua! Belgjika e akuzoi për lidhje me mafian ruse
Artan Hoxha dhe Ramazan Rraja TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se që nga muaji tetor i vitit që lamë pas, Ramazan Rraja l&...
