Aktualitet

"Jemi të shokuar"/ Vdekja e shqiptarit në Itali, flasin miqtë dhe kolegët: Ëndërronte të fluturonte, ishte shumë punëtor

Fatjoni punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

21 Prill 2023, 10:53 Nga A.B
"Jemi të shokuar"/ Vdekja e shqiptarit në Itali, flasin
Fatjoni

ITALI- Kolegët e Fatjon Garxhenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, së bashku me instruktorin e tij, janë tronditur nga lajmi i vdekjes. 

Fatjoni, shkruajnë mediat italiane, jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu. Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, rrëfen Zeffiri.

Shqiptari ishte në kurs pasi donte të merrte licencën për të fluturuar dhe herë pas here fliste për këtë në punë.

"Një herë ai bëri shaka duke thënë, është një fushë afër, një ditë unë" Do të zbres atje. Nuk mund ta besoj, jemi të gjithë të shokuar".

32-vjeçari ishte me origjinë shqiptare - ka lindur në Durrës por kishte shumë vite në Itali me familjen e tij./Dosja.al

fation garxhenaj

Sondazh

Poll