Aktualitet

Vlera arrinte deri në 3.8 milion paund! Shtëpia më e madhe e barit e kapur ndonjëherë, dënohen vëllezërit shqiptarë në Angli

Vlera e “perandorisë” së tyre të kanabisit ishte rreth 3.8 milion dollarësh, e cila shpërndahej në 14 shtëpi të ndryshme në Leicester dhe një në Nottingham.

21 Prill 2023, 09:46 Nga A.B
Vlera arrinte deri në 3.8 milion paund! Shtëpia më e madhe e
Te denuarit

BRITANI E MADHE- Banda e drejtuar nga dy shqiptarët nga Burreli, është clësuar si një ndër më të mëdhatë të kapura ndonjëherë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ky grup përbëhej nga pesë anëtarë kryesorë të cilët transportonin drogëra të ndryshme.

Vlera e “perandorisë” së tyre të kanabisit ishte rreth 3.8 milion dollarësh, e cila shpërndahej në 14 shtëpi të ndryshme në Leicester dhe një në Nottingham.

Dy vëllezërit shqiptarë, Besmir dhe Gazmend Kortoci, drejtuesit e bandës përdorën agjentët e pronave për të fshehur fermat e tyre të kanabisit, si prona të ligjshme me qira. Së bashku me tre anëtarët e tjerë të bandës u burgosen ditën e djeshme, ku secili u dënua me nga 5 vite burg ose më shumë. 

Vlera totale e kanabisit të gjetur ishte rreth 3.8 milionë paund.

Gjykata doli në përfundime se, me korrje të shumta, shtëpitë mund të kishin prodhuar një qarkullim prej gjashtë deri në shtatë milionë paund çdo vit. Besmir Kortoci, u burgos me 9 vjet e nëntë muaj për prodhimin dhe furnizimin me kanabis, si dhe për shkelje të dokumenteve të rreme.

Vëllai i tij Gazmend Kortoci, 28 vjeç, u burgos për 6 vjet e nëntë muaj për komplot për të prodhuar drogë të klasës B. Moden, 43 vjeç, nga Park Road, wigston, mori 5 vjet për komplot për furnizim. Bosi i Platinum Homes, Omar, 37 vjeç, nga Gjykata e Everestit, St Mattheës, Leicester, u burgos për 7 vjet, ndërsa “kraha e tij e djathtë e besuar” Latif, 47 vjeç, nga Kitchener Road, Evington , Leicester, u burgos për 5 vjet e gjysmë./Dosja.al

gazmend kortoci besmir kortoci

Sondazh

Poll