Aktualitet

Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja

raja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia. 

21 Prill 2023, 09:45 Nga k.m.
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa
Ramazan Rraja

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", Ramazan Rrajën. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar sot, 2 ditë pas arrestimit të tij në Unën e Gjoles në Fushë Krujë, brenda një lokali ku edhe kishte shkuar që të hapte iftar. Gjatë seancës, Rraja ka hedhur poshtë akuzat për përfshirjen në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj.

30-vjeçari Rraja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia. Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.

Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me 5 të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim. u arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç. Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen. 

ramazan rraja arrestohet ramazan rraja

Sondazh

Poll