Aktualitet

Si agravoi konflikti?! Vrasja për një apartament në Bari, dënohet shqiptari që qëlloi të riun se i kishte lekë borxh, 14 vite burg

Vrasja ndodhi në një pallat në via Petrelli 22. Në atë pallat, viktima ndante një apartament me një person tjetër, por të dy kishin kohë që nuk paguanin qiranë dhe faturat.

21 Prill 2023, 09:30 Nga k.m.
Si agravoi konflikti?! Vrasja për një apartament në Bari,
Foto ilustruese

ITALI- Shaban Fejza, 41-vjeçari shqiptar që rrëfeu vrasjen e 27-vjeçarit Santino Xhyra më 11 mars 2021 në lagjen Libertà të kryeqytetit pulian, u dënua me 14 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Barit. Sipas mediave italiane, një tjetër shtetas shqiptar, Ylli Mucollari dhe Vito Dammacco u dënuan përkatësisht me nga 5 vite e disa muaj burg pasi u shpallën fajgtorë për zhvatje.

Vrasja ndodhi në një pallat në via Petrelli 22. Në atë pallat, viktima ndante një apartament me një person tjetër, por të dy kishin kohë që nuk paguanin qiranë dhe faturat. Por edhe pse viktima ishte në gjendje të keqe ekonomike, kjo nuk e kishte penguar Mucollarin, të ndihmuar shpesh nga Dammacco, që të kërkonte paratë me kërcënime të përsëritura me vdekje: Kam armë, do të të vras!

Atë 11 mars, Mucollari kishte dërguar Fejzën, nipin e tij (i interesuar për të marrë banesën), për të marrë paratë që i kishte borxh Xhyra. Mes të dyve do të lindte një sherr pasi i pari e kishte qëllluar me shuplakë, tjetri ia ktheu me grusht. Në atë moment, Fejza ishte larguar për të marrë pistoletën dhe hapi zjarr ndaj viktimës duke e goditur për vdekje në gjoks dhe në bark. Shqiptari pranoi menjëherë vrasjen, derisa sot u dënua. 

itali shaban fejza ylli mucollari vito dammacco

Sondazh

Poll