Bota

Papa Françesku i bën dhuratën simbolike mbretit Charles para kurorëzimit

Pjesa e pasme e Kryqit është e gdhendur me fjalë nga predikimi i fundit i Shën Davidit në uellsisht. Kryqi u bekua nga Kryepeshkopi i Uellsit më 19 prill. 

20 Prill 2023, 15:28 Nga a.l

 

Papa Françesku i bën dhuratën simbolike mbretit Charles para
Mbreti Charles dhe Papa Françesku

 

Papa Françesku i dha mbretit Charles një dhuratë personale për kurorëzimin e tij me vlerë të paçmueshme dhe njëkohësisht me simbolikë. Bëhet fjalë për një kryq argjendi me xhevahire që përfshin pjesë të drurit të shenjtë dhe do të përdoret në procesion. 

Pjesa e pasme e Kryqit është e gdhendur me fjalë nga predikimi i fundit i Shën Davidit në uellsisht. Kryqi u bekua nga Kryepeshkopi i Uellsit më 19 prill.  Mbreti Charles pritet të kurorëzohet monark në maj dhe lista e tij e të ftuarve arrin në 2 mijë persona. Charles tashmë ka filluar të marrë dhuratat e para, ndërsa Papa Françesku i bëri ofertën e tij monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Reliket e kryqit të vërtetë janë ruajtur prej kohësh nga të krishterët në mbarë botën. Sipas legjendës, Shën Helena, nëna e Kostandinit, zbuloi mrekullisht kryqin në vitin 326. Pjesët e kryqit u kthyen në Romë dhe Konstandinopojë. Prej aty ato pjesë u ndanë më tej dhe u shpërndanë në faltore dhe vende të tjera të shenjta.

Ka referenca historike të të krishterëve që nderojnë kryqin e vërtetë gjatë shekujve në të gjithë Evropën, Mesdheun dhe më vonë në pjesën tjetër të botës. Sipas historianëve të kryqëzatave, kryqi i vërtetë u bart rregullisht në betejë nga ushtritë e mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit. 

papa françesku king charles iii

Sondazh

Poll